Keqpërdorën kartelat bankare, dy të arrestuar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Keqpërdorën kartelat bankare, dy të arrestuar në Prishtinë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës të martën rreth orës 10:40 ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat