Është kanosur një person në Drenas, për të cilin rast janë arrestuar pesë të dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar; pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas intervistimit pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.