I burgosuri në Gjilan sulmon policin dhe arratiset

Kronikë e zezë

I burgosuri në Gjilan sulmon policin dhe arratiset

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:46
Burgu

Një person i privuar nga liria ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset.

Rasti ka ndodhur të premten në mesditë në Gjilan, ku është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Arratisja e personit të privuar nga liria dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

"Gjilan 25.08.2023 – 15:07.   Lidhur me rastin e raportuar është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat