Një person në Leposaviq ka raportuar në polici se nga zjarri i është përfshirë parcela parashtëpisë.
Policia dhe njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një parcelë-tokë para shtëpisë së tij.
Policia dhe njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin .Vlera e demit nuk dihet, ndërsa rasti vazhdon në procedurë te rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.