Aksident mes dy veturave në Drenas, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në Drenas, ka të lënduar

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit.

Dhe si pasojë e aksidenti njëra prej veturave ka goditur edhe shtyllën elektrike.

Në fotografitë e siguruara shihet se njëra veturë ka pësuar dëme materiale. Ndërsa si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar.

Po ashtu në vendngjarje shihet se ka dal edhe Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat