Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Rahovec, kur një djalë 22-vjeçar ishte larguar nga shtëpia prej javës së kaluar dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se djali është kthyer pas gati 10 ditësh në shtëpi pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur.
Sinjali mëson se viktima ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me miqtë e tij në Prevallë.
Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.