Rrahen mes vete dy familjarë në Fushë Kosovë, e dyshuara femër shkakton edhe dëmtim prone

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete dy familjarë në Fushë Kosovë, e dyshuara femër shkakton edhe dëmtim prone

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Dy familjarë në Fushë Kosovë, janë rrahur rëndë mes vete pasditen e së hënës që e lamë pas.

Të dy, sipas raportit policor, kanë pësuar lëndime trupore, derisa po e dyshuara femër e përfshirë në rast ka shkaktuar edhe dëmtim prone.

Palët pas intervistimit janë liruar, me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar: ”Dhunë në familje”, ”Asgjësim apo dëmtim prone”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat