Në ora 05:22 të mëngjesit të së hënës, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një antenë dhe disa kabllo në Istog.
Organet e rendit njoftojnë se njësitet policore dhe zjarrfikësit me ekspertët e zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ato kanë lokalizuar e fikur zjarrin.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar.