Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë për KosovaPress se nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë.
Ai ka theksuar se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit
“Në këto momente është duke u djegur Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, ka thënë ai.
Zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë u raportua në orët e mbrëmjes derisa u shpërndanë edhe video dhe fotografi ku shihej objekti në flakë.