Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte ka sulmuar një person tjetër duke e goditur me thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Kosovë. 30.08.2023 – 13:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.