Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se dy të dyshuar meshkuj kanë hyre në lokalin e tij dhe kanë demoluar-dëmtuar orenditë e lokalit.
Sipas ankuesit, vlera e dëmeve të shkaktuara është e konsiderueshme.
Njëri nga të dyshuarit më pas ka thirrur në telefon dhe ka kanosur viktimën.
Organet e rendit bëjnë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar.