Një filial i një banke në Prishtinë është grabitur sot rreth orës 13:00.
Zëdhenësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se me këtë rast është arrestuar një i dyshuar pak metra larg vendit të ngjarjes.
“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes.”, tha ajo.
Teksa theksoi se i dyshuari i dytë i aktualisht ndodhet në arrati.
“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, shtoi Ahmeti.