Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy të tjerë pas mosmarrëveshjes për ndarjen e patundshmërisë.
Tutje, thuhet se dy viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Suharekë në orën 16:52.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.