Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një banesë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar e fikur zjarrin.
Sipas Policisë, të lënduar nuk ka në këtë rast.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Ndërkohë, po vazhdojnë hetimet.