Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të PK-së, ka bërë të ditur se dy raste janë raportuar në Ferizaj, një në Fushë-Kosovë dhe një në Istog.
Raporti i plotë nga këto raste:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 02.09.2023 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën-bashkëshorten e tij, te njëjtën e kishte sulmuar fizikisht. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima dërgohet në familjen e saj për strehim.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 02.09.2023 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare bashkëshorten se tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i ka ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & SULM
Ferizaj 02.09.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendin të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Istog 02.09.2023 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka fyer dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare përderisa ishte nën ndikim alkooli, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.