“E ka vra me kallash në sy të gruas e të fëmijëve”, dëshmitari i rastit rrëfen momentin kritik të vrasjes në Prizren

Kronikë e zezë

“E ka vra me kallash në sy të gruas e të fëmijëve”, dëshmitari i rastit rrëfen momentin kritik të vrasjes në Prizren

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Më parë u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Për rastin e rëndë ka folur një dëshmitar i rastit, i cili ka zbuluar se viktima u vra në sy të gruas e fëmijëve.

“Në sy të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për sinjal.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është B.Morina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat