Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, për dhunë në familje.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishe ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.