Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një femër në Pejë, pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ka tentuar ta sulmoi një polic.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 17:35.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë personi zyrtar, te cilin po ashtu e dyshuara kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmoi edhe fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.