Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 22:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain. Viktimat kishin refuzuar tretmanin mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.