Është arrestuar një person në Pejë, pasi të njëjtin i janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.