Policia ka konfiskuar 600 gram flori në Drajkovc të Shtërpcës gjatë kontrollit në një veturë me targa të huaja.
Sipas policisë, ari ishte pa dokumentacion, ndërsa është konfiskuar edhe një shumë e parave.
Njoftimi i Policisë:
“I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.