“T’vras”/ Meanxherja e pompës ‘Hib’ në Bresje kërcënohet nga një kliente, shkak një pagesë

Kronikë e zezë

“T’vras”/ Meanxherja e pompës ‘Hib’ në Bresje kërcënohet nga një kliente, shkak një pagesë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për shërbime të ndryshme e pagesa nëpër kompanitë vendore janë jo fort të rralla dhe në shumicën prej këtyre rasteve përfshihen klientët dhe menaxhmenti. Një rast i tillë ka ndodhur sot ën mëngjes, në pikën e pompës së derivateve ‘Hib” në fshatin Bresje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se menaxherja e kësaj pompe e ka denoncuar një rast të kanosjes në Polici, pasi ishte përballur me një kliente, e cila e ka kërcënuar seriozisht.

Siç merr vesh media, bëhet fjalë për një kliente, të dyshuarën V.H., e cila sipas informacioneve të para, e ka kanosur menaxheren e pompës me fjalët “Do të të vras”.

Të njëjtat burim thonë se motiv i gjithë rastit dyshohet të jetë një debat mes tyre për shkak të një pagese.

Posa rasti është denoncuar në Polici, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë që ka ndodhur.

Ndaj saj, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat