Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.
Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit të cilët thonë se si pasojë e gjuajtjes me armë një person ka vdekur, teksa ende nuk dihen detajet e tjera.
Gazeta ka kontaktuar edhe komandantin e Policisë në Podujevë, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet, duke e ndalur telefonin.
Gazeta do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.