Bie në pranga të Policisë i riu që ushtroi dhunë ndaj babait në Pejë, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Bie në pranga të Policisë i riu që ushtroi dhunë ndaj babait në Pejë, dërgohet në mbajtje

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur para disa ditësh në Pejë, ku një 22-vjeçar kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe kishte arritur të ikte nga shtëpia.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas ditësh në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

I riu po dyshohet se më 2 shtator, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij, i cili më pas u detyrua ta denoncojë të birin në Polici.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat