Arrestohet Adem Emini që ishte kapur me 14 kg drogë në Prishtinë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Arrestohet Adem Emini që ishte kapur me 14 kg drogë në Prishtinë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 20:01
Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia, duke shpëtuar nga prangat e vuajtja e dënimit për rastet në të cilat përfshihen.

Kështu ka ndodhur edhe me të akuzuarin për rastin e 14 kg drogë që janë kapur vitin e kaluar në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Adem Emini, i cili është shpallur fajtor dhe dënuar për këtë rast, për të cilin u raportua në tetor të 2022, është ndaluar të martën nga Policia.

Emini është arrestuar në kryeqytet, pasi ndaj tij ka pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

41-vjeçari ishte prangosur fillimisht më 13 tetor të vitit të kaluar, pasi Antidroga kreu bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast u gjetën mbi 14 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

I njëjti kishte qëndruar në paraburgim më shumë se katër muaj, periudhë kjo gjatë së cilës është ngritur aktakuza dhe i njëjti më pas është dënuar me 2 vjet burgim.

Pjesën tjetër të dënimit, Emini tashmë do ta vuajë në njërën nga qendrat korrektuese, ku është dërguar gjatë ditës së djeshme, pas përfundimit të procedurave nga ana e Policisë së Kosovës.

Më poshtë gjeni detaje e rastit për të cilin 41-vjeçari është dënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat