Një përleshje me thika ka përfshirë pesë persona në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj, dje rreth orës 00:10.
Sipas policisë, një i dyshuar ka pësuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka marrë tretman mjekësor.
Dëme materiale janë shkaktuar, gjithashtu.
Policia ka konfiskuar thikën, e cila dyshohet të jetë përdorur në përleshje, si dhe një nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje.
Të dyshuarit e tjerë, sipas policisë, janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.