Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla.
Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve, e gjetja e substancave narkotike janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.
Kështu ka ndodhur së fundi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër, teksa ishin në oborrin e burgut.
Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.A., i cili po dyshohet se derisa kanë qenë duke luajtur me top, e ka goditur brutalisht viktimën, ku për pasojë i njëjti është alivanosur.
I burgosuri që pësoi lëndime trupore si pasojë e sulmit është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ku pas intervenimeve të nevojshme, i është stabilizuar gjendja.
Lidhur me rastin, është intervistuar edhe i burgosuri që dyshohet për këtë incident.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.