Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasditen e se enjtes në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet me bazë se ka vjedhur identitetin e një kosovari dhe me pas është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Ngjarja kishte ndodhur kohë më parë ndërsa arrestimi i tij u bë të enjten në orën 16:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i republikës së Shqipërisë nën dyshimin se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.