Një person është arrestuar në Leposaviq.
Kjo pasi që e kishte kanosur me armë viktimën femër kosovare, ish bashkëshorten e tij.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpi e të dyshuarit, por arma nuk është gjetur.
Sipas Policisë, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.