Dy taksistë janë arrestuar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Kjo pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.