Dy persona kanë vdekur pasi që janë goditur nga një makinë mbrëmë në fshatin Ozdrim të Pejës.
Pas këtij rasti është arrestuar një person si i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se është bërë kërkesë për paraburgim prej 30 ditëve për personin e dyshuar L.E.
“Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit.” – ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Në mbrëmjen e së shtunës në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.