Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një femër pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtare policore.
Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht si dhe ofenduar një zyrtare policore e cila ishte duke u marr me një rast. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.