Një vajzë ka raportuar ditë më parë në Polici se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.
Sipas Policisë, nga njësitë relevante janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar.
Kurse, mbrëmë është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.