Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi ditë më parë ia kishte marrë 20 euro një personit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Të dyshuarit i është konfiskuar një thikë dhe më pas ai është dërguar në mbajtje.
“MBAJTJE NË PRONËSI, SHFRYTËZIM, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËS – Rr. Zagrebi, Prishtinë. 20.09.2023 – 19:00.
Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë nga viktima mashkull kosovar kishte marrë 20 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”