Të shtunën në Gjakovë një person ka raportuar se një burrë ka dalë nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet më për të.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 25.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”.
Hetimet po vazhdojnë.