Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve.
Bëhet fjalë për dy raste të ndara për të cilat Policia e Kosovës kishte siguruar video-incizime ku në posedim të të dyshuarve janë parë armë.
“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara janë zhvilluar hetime dhe është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar. Në njërin rast i dyshuari me inicialet A.Rr., shtetas i Republikës së Kosovës ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe nëntë (9) copë fishekë, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari me inicialet M.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe një (1) fishekë. Armët dhe municionin të dyshuarit i kishin në posedim të paautorizuar dhe të njëjtat janë konfiskuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.