39 telefona të markave Iphone dhe Samsung janë konfiskuar sot nga Dogana e Kosovës në qytetin e Ferizajit.
Ndërsa bëhet e ditur se kundrejt palëve përgjegjëse janë iniciuar procedurat kundërvajtëse.
Përderisa Dogana e Kosovës edhe në pikëkalimin kufitar në Merdarë gjatë kontrolleve tek një shtetas i Serbisë janë gjetur 3 thika të fshehura brenda makinës së tij, të cilat edhe janë konfiskuar ndërsa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës.

Foto nga vendi i ngjarjes.