Dy persona, një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme në Prizren pasi që dyshohet që kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave” në qershor të vitit 2019.
Në raportin e Policisë thuhet se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është në hetime.
“Prizren 01.06.2019-16:00. Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”.