Një i ri, i cili nuk posedonte patentë shofer, kishte aksidentuar një tjetër veturë.
Policia raporton se në vendin e ngjarjes kishte shkuar babai i të dyshuarit, i cili ka kërkuar ka zyrtarët policor që të merrte përgjegjësinë e aksidentit.
Sipas policisë, të njëjtit i është refuzuar kërkesa nën sqarimin se nuk lejohet ligjërisht një gjë e tillë.
Babai i shkaktuesit të aksidentit u arrestua pasi i njëjti kishte filluar të fyejë dhe kanosë zyrtarët policorë.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftim të Policisë.