Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Sipas Policisë, aksidenti në fjalë ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, teksa janë përfshirë dy automjete.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.