Një lokal që ndodhet brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kapluar nga zjarri.
Mësohet se nuk ka të lënduar dhe se dëmet janë materiale.
Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin.
KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.