Përleshje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Përleshje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Janë përleshur disa persona në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona.

Njëri nga të dyshuarit është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti, ndërsa i dyshuari i katërt i përfshirë në rast, dyshohet gjatë përleshjes aksidentalisht është vet-lënduar, pasi kishte në posedim një mjet të mprehtë-thikë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat