Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Më tej, ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.