Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se një person, me profesion taksist, e ka dërguar një person me probleme shëndetësore në urgjencë, ndërkaq mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
=Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 06:55 në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.