Një aksident sapo ka ndodhur në “Rrugën C” në Prishtinë.
KosovaPress mëson se një automjet është përplasur me një traktor, ku për pasojë ky i fundit është rrotulluar.
Aty është parë edhe Ambulanca, ndërsa ende nuk dihet ënse ka të lënduar.
KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë një përgjigje.