Pronari i agjencisë turistike gjeti një armë në çantën që e dikush e porositi ta çonte në Gjermani, pas kontrollit Policia i gjen 8 të tjera

Kronikë e zezë

Pronari i agjencisë turistike gjeti një armë në çantën që e dikush e porositi ta çonte në Gjermani, pas kontrollit Policia i gjen 8 të tjera

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:28
Arma

Policia në Pejë është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus.

Pronari i agjencisë e ka pasur çantën dhe ka parë që aty është një armë dhe menjëherë e ka njoftuar Policinë.

Më pas nga vendi i ngjarjes ka ikur një nga të dyshuarit.

Njërin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit në çantë janë sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65 mm, tetë karikatorë të armëve Zoraki, 1 fishekë kal: 7.65mm dhe 10 fishekë 6.35mm

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat