Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, ndodhur sot te Rruga C në Prishtinë.
Në aksident u përfshinë një motokultivator dhe dy automjete tjera.
Kështu bëri të ditur, zyrtarja për informim e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo tutje konfirmoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.