Policia në Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një femër nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e dhunimit, ndaj një vajze të mitur.
Rasti kishte ndodhur dy vite më parë, në po të njëjtin muaj.
Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet.
Rasti është nën hetim.