Një burrë është arrestuar në Istog, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar dhe tretman mjekësor.
“Me datën 05.10.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj.
Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.