Një person që ishte raportuar si i zhdukur nga policia është gjetur sot pa shenja jete në Gllaviqicë të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se një qytetar e ka lajmëruar policinë pasi e kishte gjetur atë të vdekur.
Gashi tha se dje policia kishte kërkuar bashkëpunim për gjetjen e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.